image Spektakël në NBA - Lakers shënon fitore pas vazhdimeve, James me ‘Triple Double’

Basketboll

Basketboll/ Spektakël në NBA – Lakers shënon fitore pas vazhdimeve, James me ‘Triple Double’

news image

Mbrëmë janë zhvilluar 11 ndeshje në ligën më të fortë të basketbollit, NBA.

Ndeshja më interesante ishte ajo mes Denver Nuggets dhe Los Angeles Lakers. Fitues dolën këta të fundit.

Ekipi, që në përbërje ka Lebron James, shënoi fitore me rezultat 116-120.  Lojtarët më të dalluar të Lakers ishin Anthony Davis 33 pikë, 10 kërcime dhe Lebron James që shënoi ‘Triple-Double’, 32 pikë, 12 kërcime dhe 14 asistime.

Mbrëmë, pasi mungoi disa ndeshje, është rikthyer në parket Luka Doncic për ekipin e Dallas Mavericks.

Doncic shënoi 33 pikë 12 kërcime dhe 8 asistime në fitoren e Mavericsk kundër Sacramento Kings me rezultat 130-111.

Befasia e mbrëmjes ishte humbja  e Milwaukee Bucks. Ata u mposhtë me rezultat 118-111 nga Indiana Pacers.

Po ashtu serisë prej 15 fitoreve radhazi të Toronto Raptors i erdhi fundi. Ata u mposhtën nga Brooklyn Nets me rezultat 101-91.

Më poshtë keni të gjitha rezultatet të 11 ndeshjeve:

Cleveland Cavaliers 127-105 Atlanta Hawks
Orlando Magic 116-112 Detroit Pistons
Brooklyn Nets 101-91 Toronto Raptors
Indiana Pacers 118-111 Milwaukee Bucks
New York Knicks 96-114 Washington Wizards
Memphis Grizzlies 111-104 Portland Trali Blazers
Minnesota Timberwolves 108-115 Charlotte Hornets
Dallas Mavericks 130-111 Sacramento Kings
Phoenix Suns 112-106 Golden State Warriors
Utah Jazz 116-101 Miami Heat
Denver Nuggets 116-120 Los Angeles Lakers. /Gazeta Sinjali/