image Spektakël në Evropë, United më rikthim sensacional, Chelsea e Bayern të pandalshëm, Juve me fitore minimale

Futboll

Spektakël në Evropë, United më rikthim sensacional, Chelsea e Bayern të pandalshëm, Juve me fitore minimale

news image

Kanë përfunduar të gjitha takimet e sotme në Ligën e Kampionëve, shkruan Sinjali Sport.

Manchester United triumfoi me përmbysje ndaj Atalantas me rezultat 3-2 në “Old Trafford”.

Italianët lëshuan nga dora fitoren, pasi ishin duke fituar me dy golat nga Pasalic e Demiral.

Por entuziazmi i vendasve ishte i jashtëzakonshëm në pjesë të dytë ku rikthyen rezultatin me golat e Rashford, Maguire dhe Ronaldos.

Chelsea fitoi në shtëpi me lehtësi ndaj Malmos me rezultat të thellë 4-0.

Jorginho me dy gola nga penaltia dhe Christensen e Havertz me nga një gol ishin golashënuesit/

Villarreali po ashtu ka fituar pa vështirësi në udhëtim kundër Young Boys, 1-4.

Benfica u deklasua nga Bayern Munich me rezultat 0-4.

Sane me dy gola, Lewandowski me një tjetër dhe Everton autogol, ishin realizatorët për bavarezzët.

Juventusi minimalisht fitoi ndaj Zenitit në transfertë, 0-1.

Suedezi, Dejan Kulusevski ishte heroi i zonjës së vjetër.

Lille e Sevilla u ndan baras pa gola 0-0.

/Gazeta Sinjali Sporti/