image Spektakël golash në Emirates, Arsenali triumfon ndaj Leicesterit

Futboll

Spektakël golash në Emirates, Arsenali triumfon ndaj Leicesterit

news image

Arsenali ka triumfuar në ndeshjen e xhiros së dytë të edicionit të ri.

Londinezët kanë mposhtur Leicesterin në shtëpi me rezultat 4-2.

‘Topçinjtë’ e nisë furishëm pjesën e parë ku realizuan dy gola, nga Gabriel Jesus (23′ 36′).

Në pjesën e dytë Leicester e ngushtoi epërsinë në minutën e 53-të pas një autogoli nga Saliba, vetëm për t’u dyfishuar sërish avantazhi pas golit të Xhakës në minutën e 55-të.

Mysafirët shënuan edhe njëherë tjetër për ta zbutur epërsinë në minutën e 74-të me anë të Maddison, megjithatë skenari i njëjtë doli edhe këtë herë, me Gabriel Martinelli që iu kundërpërgjigj shpejtë pas dy minutave, duke ngritur sërish epërsinë e dy golave pas realizimin në minutën e 75-të.

Arsenali siguron edhe tre pikë të reja pas dy xhirove, me gjashtë pikë tani në total.

/GazetaSinjaliSport/