Janë të shpeshta rastet kur dyqanet vendosin në zbritje produktet që janë afër datës së skadimit ose që e kanë kaluar atë datë, shkruan Gazeta Sinjali.
Një gjë të tillë e ka bërë supermarketi “SPAR”, i cili ka vendosur në zbritje një produkt që i ka skaduar afati i përdorimit para dy ditëve.
Pamje nga ky rast ka dërguar një sinjalizues i Sinjalit. Ai tha se në lidhje me këtë i ka informuar punëtorët e SPAR-it.
“I lajmërova punëtorët dhe e larguan prej raftit këtë produkt”, tha ai për Sinjalin.
Bëhet fjalë për pikën e SPAR-it në Llapnasellë.