image Spanjollët 'mbretër' të kompeticionit UEFA, kanë fituar 50% të trofeve në shekullin 21

Futboll

Spanjollët ‘mbretër’ të kompeticionit UEFA, kanë fituar 50% të trofeve në shekullin 21

news image

Spanjollët lirisht mund të konsiderohen si ‘mbretër’ të kompeticionit të UEFA-së.

Klubet spanjolle kanë dominuar qartë në kompeticionet evropiane në dy dekadat e fundit.

Kjo vërtetohet nga kompania e statistikave ‘Opta’ që tregon një statistikë interesante rreth dominimit të spanjollëve në turnetë evropianë të UEFA-s.

Klubet spanjolle kanë fituar 34 nga 67 tituj të UEFA-s, të luajtur në shekullin e 21-të (50.7%).

Pas tyre vijnë klubet angleze me 13 të fituara, si dhe klubet gjermane dhe italiane me nga 6.

/GazetaSinjaliSport/