image Karantina: Spanjollët dalin jashtë për të "shëtitur" peshq, pula...

Botë

Botë/ Karantina: Spanjollët dalin jashtë për të “shëtitur” peshq, pula…

news image

Rregullat strikte të izolimit në Spanjë i lejojnë banorët të dalin nga shtëpia vetëm për të shëtitur kafshët shtëpiake. Por çfarë është një kafshë shtëpiake?

Të premten, Policia Kombëtare Spanjolle postoi në Twitter foton e një burri që u gjobit sepse kishte dalë për të shëtitur peshkun në Logroño, në veri të Spanjës. Ai u penalizua sepse shkeli urdhrat qeveritare për t’u izoluar në shtëpi.

Sidoqoftë, s’është i vetëm në misionin e tij.

Më 25 mars, një burrë që po shëtiste një pulë u akuzua se kishte shkelur rregullat e vendosura nga Garda Civile Spanjolle në Lanzarote.

Më 16 mars, u publikua videoja e një burri që përballet me policinë sepse po shëtiste një qen lodër.

Policia apleoi njerëzit të mos përpiqen të mashtrojnë në këtë mënyrë, raporton anabel.

Në të njëjtën ditë, në Murcia, policia ndaloi një shtetas të paidentifikuar që po shëtiste i vetëm veshur si Tiranosaur Rex.

Në fillim të javës, Parlamenti Spanjoll zgjati periudhën e izolimit deri më 9 maj. Spanja është goditur rëndë nga koronavirusi dhe ka regjistruar më shumë se 20 mijë të vdekur./Gazeta Sinjali/