image Spanjë/ Socialistët dhe partia e ekstremit të majtë arrijnë marrëveshje për koalicionin qeveritar

Evropë

Spanjë/ Socialistët dhe partia e ekstremit të majtë arrijnë marrëveshje për koalicionin qeveritar

news image

Partia Socialiste e Spanjës dhe partia e ekstremit të majtë, Sumar, thanë të martën se kanë arritur marrëveshje për formimin e Qeverisë së re, një hap i rëndësishëm për rizgjedhjen e kryeministrit në detyrë, Pedro Sanchez, për edhe një mandat tjetër.

Spanja përballet me një ngërç të zgjatur politik pas zgjedhje të përgjithshme të korrikut, të cilat i fitoi Partia Popullore konservatore (PP), por pa mbështetje të mjaftueshme për ta formuar Qeverinë.

Muajin e kaluar, lideri i PP-së, Alberto Nunez Feijoo, humbi në një votim vendimtar parlamentar për t’u zgjedhur kryeministër.

Sanchez, partia e të cilit përfundoi në vendin e dytë, e ka mundësinë tani.
Përkrahja e Sumarit është vendimtare, por e pamjaftueshme për t’u siguruar se ai do ta kalojë votën e besimit në dhomën e ulët të Parlamentit.

Sanchez ka ende nevojë për mbështetje nga parti më të vogla rajonale, përfshirë nga separatistët katalonas të linjës së ashpër, JxCat.

Marrëveshja e arritur mes socialistëve dhe Sumerit përfshirë edhe kërkesën për shkurtimin e orëve të punës pa i ulur pagat dhe një plan kundër papunësisë tek te rinjtë.

“Kjo marrëveshje për qeverinë për një mandat legjislativ katërvjeçar do t’ia mundësojë vendit tonë ta vazhdojë rritjen e qëndrueshme, si dhe punësim cilësor dhe zhvillim të politikave bazuar në drejtësinë shoqërore dhe klimatike”, thanë këto dy parti.

Sanchez, i cili mori pushtetin më 2018, dhe shefja e Sumerit, ministrja në detyrë e Punës, Yolanda Diaz, do ta ratifikojnë zyrtarisht marrëveshjen sot gjatë ditës në Madrid.
Nuk është caktuar data se kur do të përballet Sanchez me votën e besimit në Parlament.

Nëse asnjë kandidat për kryeministër nuk e siguron shumicën deri më 27 nëntor, atëherë zgjedhjet do të përsëriten në janar.

Në këmbim të mbështetjet vendimtare, JxCar po kërkon amnisti për qindra politikanë dhe aktivistë të cilët përballen me veprime ligjore për rolin e tyre në përpjekjen e dështuar të Katalonjës për ndarje nga Spanja më 2017.

Kjo kërkesë i ka zemëruar djathtistët dhe disa zyrtarë në partinë e Sanchezit, të cilët argumentojnë se do ta rrezikonte sundimin e ligjit./REL

/GazetaSinjali/