image Spanja merr një vendim për udhëtarët që hyjnë në vend nga 1 korriku

Shëndetësi

Pandemia/ Spanja merr një vendim për udhëtarët që hyjnë në vend nga 1 korriku

news image

Qeveria spanjolle vijon me lehtësimin e masave kundër pandemisë së koronavirusit për të rikthyer në punë ekonominë dhe në këtë kohë turizmin, si një ndër degët kryesore të saj.

Në vendimin më të fundit, ekzekutivi spanjoll vendosi që udhëtarët e huaj, duke filluar nga 1 korriku, nuk do të jenë më të të detyruar t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore nëse hyjnë në vend.

Kjo masë ishte paralajmëruar më herë nga ministrja e Jashtme, Arancha Gonzalez Laya, por pa dhënë detaje për datën.

Spanja tërheq çdo vit rreth 80 milionë turistë, me sektorin turistik që mundëson më shumë se 12% të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe për këtë arsye hapja e tregut të pushimeve përpara se sezonin veror të përfundojë është parë si një çështje kyçe për ekonominë e vendit. /Gazeta Sinjali/