image Spahiu: Turisti në Shqipëri trajtohet në mënyrë selektive, çmimet kapin vlera të barabarta me Spanjën

Shqipëri

Spahiu: Turisti në Shqipëri trajtohet në mënyrë selektive, çmimet kapin vlera të barabarta me Spanjën

news image

Juristi Kreshnik Spahiu ka thënë se turizmi në vendin Shqipëri është agresiv dhe se turistët trajtohen në mënyrë selektive, ku çmimet rriten në bazë të vendeve që vijnë turistët.

Sipas tij kjo gjë nuk ndodh në asnjë vend të botës, teksa bëri edhe një krahasim se si shihet turisti atje.

“Kemi një turizëm agresiv që mendon sot për sot. Pronarët që hapim hotele e shikojnë turistin jo si Zot të shtëpisë por si qenie për ta grabitur. Unë kam takuar miq nga Gjermania, Belgjika apo Anglia që kanë shkuar në Jug të Shqipërisë, nga Dhërmi deri në Ksamil. Këto çmime kapin vlera që janë të barabarta me Spanja që është vendi më i kërkuar në të gjithë botën. Shërbime dhe cilësia nuk arrijnë në nivelin e çmimeve. Janë të pajustifikueshme. Turistët trajtohen në mënyrë selektive. Në asnjë vend të botës turisti nuk trajtohet në mënyrë selektive dhe raciste”- tha ai për Euronews Albania.

Spahiu po ashtu tha se shteti duhet të ndërhyjë për të ndalur abuzimet me çmimet në turizëm.

Sipas tij, rënie e euros ka bërë që turistët të shpenzonin 25 për qind më shumë valutë të huaj, ndërsa forcimi i lekut duhet të shoqërohej jo me rritje por me ulje të çmimeve.

“Nuk mund të kemi tregtarë grabitës. Në cilin vend turistik të botës shezlloni kushton 300 euro apo 1 mijë euro bashkë me një shishe shampanjë? Nuk i gjen as në Monte Carlo dhe as në vendet më luksoze. Nga ana tjetër, shqiptarët po abuzojnë edhe me hapësirat publike. Plazh publik nuk do të thotë që shqiptarët ta përdorin si ranë e xanun, vënë një çadër në qershor dhe e heqin në shtator, s’mund të ngulen çadra 6 muaj për ta përdorur 6 ditë. Kush ja jep të drejtën ta përdorësh si pronë private? I paguan gjë shtetit ti?” tha ai.

/GazetaSinjali/