Trajneri i Anglisë, Gareth Southgate thotë se nuk ka dyshim se Harry Maguire mund të luajë në “nivelin më të lartë”.
Qendërmbrojtësi i Manchester United është vënë në kritika të vazhdueshme për paraqitjet e tij këtë sezon.
Southgate doli në mbrojtje të Maguire javën e kaluar kur ai këmbënguli se nuk kishte menduar ta linte atë jashtë skuadrës për shkak të rënies së tij të formës.
Trajneri i ‘Tre Luanëve’ është pyetur edhe një herë për paraqitjet e Maguire dhe ka përsëritur besimin e tij tek 29-vjeçari.
“Ai na ka çuar në një gjysmëfinale të Kupës së Botës dhe në një finale të Kampionatit Evropian, kështu që nuk ka dyshim se ai është më shumë se i aftë të luajë në nivelin më të lartë”, u tha Southgate gazetarëve.
“Ai ishte shumë i mirë për ne në vjeshtë. [Manchester United] është në një moment të vështirë – mund të ketë disa arsye për këtë – kështu që kjo nuk do të thotë që lojtarët mund të jenë të dpobët për disa vite dhe pastaj ende gjejnë rrugën e tyre, dhe ndonjëherë kjo varet nga konkurrenca për pozicione“, ka përfunduar tekniku anglez.