image Edhe kjo i ndodh Maguires: I kërkon gjyqtarit të ndalë lojën pasi bashkëlojtari i tij luajti me dorë (VIDEO)

Futboll

Edhe kjo i ndodh Maguires: I kërkon gjyqtarit të ndalë lojën pasi bashkëlojtari i tij luajti me dorë (VIDEO)

news image

Manchester United thelloi krizën duke humbur si mysafir ndaj Evertonit me rezultat 1-0, të shtunën, shkruan Sinjali Sport.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi i riu Anthony Gordon në minutën e 27-të, një top që u devijua nga mbrojtësi i United, Harry Maguire.

Kjo nuk ishte hera e parë që mbrojtësi anglez bëhet ‘shkaktar’ i shënimit të golave të kundërshtarve, megjithatë ai në ndeshjen ndaj Evertonit bëri edhe një gjë të pazakontë.

Vetëm pasi pranuan gol, gjatë një aksioni të zhvilluar, bashkëlojtari i Maguires, Nemanja Matic preku topin me dorë, ndërsa mbrojtësi anglez habiti duke i kërkuar gjyqtarit që ta ndalë ndeshjen.

Më poshtë e gjeni momentin e ndeshjes.

/GazetaSinjaliSport/