image Onana humb nervat me Maguiren që në fillim, vetëm sa nuk e godet atë - VIDEO

Futboll

Onana humb nervat me Maguiren që në fillim, vetëm sa nuk e godet atë – VIDEO

news image

Andre Onana është parë tejet i frustruar me qendërmbrojtësin e klubit, Harry Maguire, gjatë një momenti në miqësoren e mesnatës mes Manchester United dhe Dortmund në Amerikë, raporton Sinjali Sporti.

“Djajtë e Kuq” e humbën miqësoren 3-2 ndaj klubit gjerman, teksa në një moment portieri i transferuar së fundmi te United ka humbur nervat me mbrojtësin Maguire.

Onana nuk ishte aspak i kënaqur me mënyrën se si mbrojtësi mbuloi aksionin, i cili pas një gabimi në pasim humbi topin, teksa klubi ishte pranë pësimit të golit të tretë, por që goditja u prit nga Onana.

Kujtojmë që ky nuk është rasti i vetëm që Maguire merr kritika, ai njihet për gafa të shumta të bëra në mbrojtjen e “djajve”, çka ka bërë që shumë herë ai ta sjellë klubin në një situatë të vështirë, që ndonjëherë ka rezultuar edhe në gol për kundërshtarin.

/GazetaSinjaliSport/