image Sot zhvillohet dueli për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut

Futboll

Sot zhvillohet dueli për vendin e tretë mes Kroacisë dhe Marokut

news image

Sot do të zhvillohet dueli i dy skuadrave humbëse në gjysmëfinale të Botërorit të Katarit, që do të luajnë për një vend të tretë.

Kroacia dhe Maroku luajnë sot me fillim nga ora 16:00.

Kroatët u mposhtën nga Argjentina me rezultat të thellë 3-0, kurse marokenët u mposhtën minimalisht 1-0 nga Franca.

Kroacia arriti suksesshëm në gjysmëfinale për dy edicione radhazi, pas asaj nga 2018 ku e preki edhe finalen, megjithatë ndryshe prej edicionit paraprak, këtë herë nuk arriti të kalojë në finale.

Maroku në anën tjetër ishte befasia e këtij kampionati, duke u bërë skuadra e parë afrikane që arrin në një gjysmëfinale të Kupës së Botës.

/GazetaSinjali/