image Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, përballen ekipet pretendente për titull

Futboll

Sot zhvillohen dy ndeshje në Superligën e Kosovës, përballen ekipet pretendente për titull

news image

Sot fillon xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës në futboll ku do të përballen skuadrat pretendente për titull të kampionit, shkruan Sinjali Sport.

Dueli kryesor i fundjavës do të jetë ai mes të Ballkanit dhe Prishtinës, ku dy pretendentët për titull të kampionit do t’i matin forcat në përballjen e tyre.

Aktualisht, tabelës i prin ekipi nga Suhareka me 55 pikë, ndërsa Bardhekaltrit kanë katër pikë më pak.

Xhiroja hapet të shtunën me ndeshjet Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita, derisa mbyllet të hënën me Gjilani – Besa.

Sfidat e sotme, Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita, startojnë nga ora 15:00.

/Gazeta Sinjali Sporti/