Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Nazim Kokollari” në Prizren, ku një 30-vjeçar vrau me thikë babanë e tij të moshës 56 vjeçare, shkruan Gazeta Sinjali.
Rastin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësi i PK-së për Rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj.
Familjarët e viktimës kanë njoftuar se varrimi i të ndjerit do të bëhet sot në orën 15:00.
Njoftimi që Policia e Kosovës ka dhënë dje për ngjarjen tragjike:
Ju informojmë se sot me datë 25 dhjetor 2020, rreth orës 13:55 një qytetar e ka njoftuar stacionin policor Prizren-Veri se në lagjen Dardani, Rruga “Nazim Kokollari” është duke ndodhur një rast dhune në familje ku djali është duke i sulmuar prindërit.
Patrulla policore ka arritë në vendngjarje dhe ka arrestuar personin e dyshuar M. H., rreth 30 vjeç, i cili e ka sulmuar prindin e tij me thikë. Si pasojë e plagëve të marra viktima (prindi) përkatësisht babai, ka ndërruar jetë. Emergjenca, njësitë policore dhe forenzika kanë dalë në vendin e ngjarjes.