image Sot varroset 17-vjeçarja që u mbyt në det, dhimbje pafund në familjen e saj

Shqipëri

Sot varroset 17-vjeçarja që u mbyt në det, dhimbje pafund në familjen e saj

news image

Është hapur ceremonia e ngushëllimeve për 17-vjeçaren që para dy ditësh u gjet e mbytur në det, rreth 800 metra larg bregut të detit në Velipojë.

Dhimbja e madhe nuk po ndalon në familjen e Elisa Dodës, që të mërkurën me diell ishin nisur herët për në plazh, ndërsa u kthyen vonë me vajzën e tyre në arkivol.

Pasdite, nga banesa në Bathore, ajo do të përcillet për në varreza.

Trupi i 17-vjeçares ishte gjetur i pajetë në det, ndërsa një 25-vjeçar me të cilin ajo kishte qenë në motor uji kishte dalë në breg dy orë e gjysmë më vonë i vetëm.

Babai i Enisës, Lezan Doda shkroi një mesazh prekës ne Facebook për ndarjen nga jeta të vajzës së tij të vogël.

“U prefsh në paqe zemra e babit. Zoti të mori shpejt fizikisht, por jo shpirtërisht. Çofsh e xhenetit”, shkroi ai.

Dëshmitarët thanë se 25-vjecari kur kishte dalë nga deti u kishte thënë pronarëve të motorit të ujit se vajzën e kishte marrë xhaxhai i saj.

Ndërsa në dëshminë në Polici, Indrit Bajraktari mësohet se ka deklaruar se motori i ujit kishte pësuar defekt dhe ai është nisur në breg por pa sqaruar përse e la adoleshenten në mes të detit dhe nuk e njoftoi askënd.

Për këto veprime, ndaj tij janë ngritur tri akuza, ku për momentin nuk përfshihet ajo e vrasjes. Ndaj tij rëndojnë akuzat: “Shkaktimi i vetëvrasjes”, “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

Hetimet vijojnë për të zbuluar nëse ngjarja ishte aksidentale apo e qëllimshme, ndërsa Policia ka nisur një inspektim për respektimin e rregullave nga subjeketet që ofrojnë me qira mjetet ujore. /Gazeta Sinjali