image Sot vaksionohen kundër COVID-19 këto kategori

Shëndetësi

Sot vaksionohen kundër COVID-19 këto kategori

news image

Sot pritet të vazhdojë vaksinimi antiCOVID nëpër qytete të ndryshme të Kosovës dhe në sallën “1 Tetori” në Prishtinë.

Kështu ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë, si dhe ka bërë të ditur se do të vaksinohen të moshuarit e vendosur në shtëpitë e kujdesit për të moshuar dhe punëtorët socialë që kujdesen për ta.

Po ashtu do të vaksinohen edhe pacientët në dializë – ata të Komunës së Prishtinës në qendrën “1 Tetori”, kurse të tjerët, secili në njësinë e vaksinimit të QKMF-së në komunën ku jeton.

Vaksinimi fillon nga ora 08:00-19:30.

Që nga fillimi i vaksinimit kundër COVID-19, 10 mijë e 704 persona (punonjës të institucioneve shëndetësore dhe të moshuar mbi moshën 80 vjeçare), janë vaksinuar me vaksinën Astra Zeneca në Kosovë. Persona nga këto dy kategori prioritare mund të vaksinohen edhe gjatë ditës së sotme, krahas pacientëve në dializë.

/GazetaSinjali/