image Sot u jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani që vdiqën në Shqipëri

Sociale

Sot u jepet lamtumira e fundit tre anëtarëve të familjes Haliti nga Gjilani që vdiqën në Shqipëri

news image

Sot, do t’u jepet lamtumira e fundit Afrim, Elfete dhe Ferdinaze Halitit nga Gjilani, të cilët ndërruan jetë në Shqipëri. Dyshohet se shkaktar i vdekjes së tyre është helmimi nga kërpudhat, raporton Gazeta Sinjali.

Kështu ka njoftuar djali i Afrimit, Haki Haliti, i cili tha se varrimi i tre familjarëve të tij do të bëhet në varrezat e qytetit të Gjilanit.

Miq e dashamirë, këto 3 ditë përjetuam ditët më të këqija të jetës, betejën e humbën që të tre. Ju njoftojmë se nesër, me datë 09.05, bëhet varrimi me ikindi në varrezat e qytetit. Të lutemi për shpirtin e tyre në këto netë të mëdha“, ka shkruar Haliti në Facebook. 

Lidhur me vdekjen e dyshimtë të tyre, dy mjekë nga Durrësi janë proceduar penalisht nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Mjekim i Pakujdesshëm”.

Shkak i helmimit të tre familjarëve nga Kosova dyshohet të jetë helmimi nga kërpudhat, të cilat mediat në Shqipëri raportojnë se tani tre të ndjerët i kishin mbledhur vetë, për t’i konsumuar më pas në banesën e tyre në Gjirin e Lalëzit./GazetaSinjali/