Tri vite më parë, xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi mori medaljen e artë olimpike, transmeton Sinjali.
Këtë datë e ka përkujtuar edhe Komiteti Olimpik i Kosovës, duke thënë se 7 gushti i vitit 2016 do të mbetet përherë në histori të sportit të Kosovës .
“Falë heroinës tonë, Kosova ndodhet në mesin e 106 shteteve me medalje të artë Olimpike”, ka shkruar KOK.
Rikujtojmë se Federata Botëore e Xhudos ka vendosur që kampionen kosovare ta nderojë me një statujë, e cila do të punohet nga artistët e huaj dhe të vendoset në Kosovë./Sinjali/