image Sot tërhiqet shorti për çerekfinale në Kupën e Kosovës

Futboll

Sport/ Sot tërhiqet shorti për çerekfinale në Kupën e Kosovës

news image

Sot nga ora 12:00, do të mësohen çiftet çerekfinaliste në Digitalb Kupën e Kosovës.

Komisioni i Garave në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës, do të bëjë tërheqjen e shortit për fazën çerekfinale.

Pjesëmarrjen në këtë fazë të garave e kanë siguruar: Prishtina, Gjilani, Liria, Vushtrria, Feronikeli, Drenica, Ballkani dhe Dukagjini.

Të gjitha skuadrat garojnë në Superligë, përveç Lirisë që garon në Ligën e Parë./Gazeta Sinjali/