image Sot s'u takuan me LDK-në, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca fotografohen në Pejë

Kosovë

Zhvillimet/ Sot s’u takuan me LDK-në, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca fotografohen në Pejë

news image

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti i shoqëruar me kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca gjatë ditës së sotme po qëndrojnë në Pejë. Ata së bashku me aktivistët e VV-së janë fotografuar në një kafene të Pejës.

Ndërkaq ende nuk është bërë e ditur nëse sot do të ketë ndonjë takim mes VV-së dhe LDK-së, pasi ditë më parë Isa Mustafa kishte thënë se në fund të javës ose do të ketë një marrëveshje ose do të dështojë koalicioni.

Derisa kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë që Kurti të provojë të bëjë Qeverinë, ai po shijon ditën e diel bashkë me aktivistët e VV-së./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10158156505523459&set=a.10150201176028459&type=3