image Sot shënohet Dita e Çlirimit të Vitisë

Kosovë

Sot shënohet Dita e Çlirimit të Vitisë

news image

Sot është 21-vjetori i çlirimit të qytetit të Vitisë, shkruan Gazeta Sinjali.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka uruar qytetarët e kësaj komune, duke theksuar se kjo ditë shënon fundin e vuajtjeve dhe tmerrit që popullsia civile shqiptare po përjetonte nga regjimi i atëhershëm.

“Të nderuar qytetarë! Çdo ngjarje historike e ka rëndësinë e vet, por 14 Qershori i vitit 1999, është kurorëzim i angazhimit, përpjekjeve, lëvizjes dhe luftës qindvjeçare të qindra e mijëra atdhetarëve për liri. Kjo ditë, do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e qytetarëve vitias, sepse njëkohësisht shënon edhe fundin e vuajteve dhe tmerrit që popullata civile shqiptare po përjetonte nga regjimi i atëhershëm”, thuhet në urimin e kësaj komune.

“Në këtë ditë të rëndësishme, duam të kujtojmë dhe të nderojmë të gjithë ata që kontribuan dhe sakrifikuan: veprimtarët, ish-të burgosurit politikë, luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, invalidët e luftës, e me theks te veçantë, dëshmorët e lirisë, që po e gëzojmë sot. Një respekt dhe falënderim iu drejtojmë edhe aleatëve ndërkombëtarë dhe forcave të NATO-s, të udhëhequra nga SHBA-të, që na përkrahën në këtë rrugëtim. Dëshiroj që në këtë ditë të shënuar t’iu uroj shëndet të mirë e prosperitet në të gjitha fushat e jetës”, përfundon urimi./Gazeta Sinjali/