image Nesër 22 vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenca: Është herët për organizimin e aktiviteteve

Kosovë

Nesër 22 vjetori i masakrës së Reçakut, Presidenca: Është herët për organizimin e aktiviteteve

news image

Nesër shënohet 22 vjetori i masakrës së Reçakut, raporton Gazeta Sinjali.

Në lidhje me këtë ditë, kryesia e fshatit të Reçakut ka shprehur mllef ndaj presidencës, pasi që sipas tyre ndryshe nga vitet e kaluara nuk është organizuar ndonjë aktivitet, pasi që janë të zënë me zgjedhje.

“Ka disa vite që organizimin e përkujtimit të 15 Janarit 1999 për Masakrën e Raçakut e ka marrë nën patronatin e vet Presidenca e Republikës së Kosovës, por si duket këtë vit Presidenca është duke u marrë më shumë me zgjedhjet parlamentare duke e lënë anash një ngjarje e cila është ndër ngjarjet më të rëndësishme të vendit tonë”, thuhet ndër të tjera në njoftim.

Gazeta Sinjali ka kontaktuar me këshilltarin për media të u.d të presidentes Osmani, Bekim Kupina i cili tha se është herët që të flitet për këtë temë, por se janë në përgatitje e sipër për shënimin e kësaj dite.

“Sot është i 14-ti, ata kanë thënë me 15 janar. Natyrisht që sot nuk mundet me u organizu asnjë aktivitet një ditë përpara se me qenë data zyrtare kështu që nuk ka kontestuese asgjë. Ne jemi në përgaditje e sipër për ta shënuar këtë datë, kur ta përfundojmë do të ju njoftojmë edhe juve”, tha Kupina.

/Gazeta Sinjali/