Trupi i dëshmorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamet Musliut, do të rivarroset sot me ceremoni ushtarake, në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skënderajt, raporton Gazeta Sinjali.
Kjo ceremoni do të fillojë në orën 17:00.
Trupi i tij u gjet pas dy dekadash, në fshatin Polanë të Istogut. Muhamet Musliu nga Ozdrimi i Skënderajt, ra dhe më pas u zhduk më 27 mars të vitit 1999.
Familja Musliu ka ftuar në ceremoninë e rivarrimit, të gjithë ata që duan të nderojnë sakrificën e dëshmorit dhe njëkohësisht të lehtësojnë sadopak dhimbjen e plagës së hapur të kësaj familjeje./Gazeta Sinjali/