COVID-19

Të infektuar

4512

Të shëruar

2156

Të vdekur

97

Pandemia/ Sot rifillon transporti publik në Prishtinë, këto janë rregullat që duhet të ju përmbaheni

news image

Me lehtësimin e masave kundër koronavirusit sot në Prishtinë fillon edhe transporti publik por me disa rregulla.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpendi Ahmeti, sipas te cilit numri maksimal i udhëtarëve për autobus do të jetë 20.

Ahmeti po ashtu ka bërë të ditur se nuk lejohet me hy në autobus pa maska.

“Udhëtarët duhet ta kenë vërtetimin që janë në punë te org. e komp. që janë të lejuara ose të jenë në orarin e tyre të daljes – do të ketë kontrolle të policisë. Autobusët tonë janë gati”, ka thënë Ahmeti./ Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin