Në Kuvendin e Kosovës do të vazhdojë regjistrimi i deputetëve të cilët kanë fituar mandat në legjislaturën e tetë, shkruan Gazeta Sinjali.
Sipas vendimit të kryesisë së Kuvendit, sot do të bëhet regjistrimi i deputetëve të Partisë Demokratike të Kosovës dhe i atyre të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Dje, janë regjistruar 53 nga 58 deputetë sa ka në këtë legjislaturë Lëvizja Vetëvendosje.
Ndërkaq, nesër do të bëhet regjistrimi i kuvendarëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe të partive të komuniteteve joshumicë.
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të mbahet më 22 mars në ora 10:00./Gazeta Sinjali/