Qeveria në detyrë e Kosovës momentalisht është duke mbajtur mbledhje online, shkruan Gazeta Sinjali.
Në mesin e pikave që janë duke u diskutuar dhe pritet të votohen në këtë mbledhje është edhe ndarja e mjeteve financiare për komunat e prekura nga vërshimet gjatë javës së parë të këtij muaji.
Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, pati premtuar se nga ky fond emergjent do të ndahen mjete për dëmet në shtëpitë e banimit.
“Fillimisht do të mbështesim familjet që u janë dëmtuar shtëpitë nga vërshimet”, pati thënë Hoti./Gazeta Sinjali/