Dje ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se sot do të mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës epidemiologjike, shkruan Gazeta Sinjali.
Takimi i komitetit do të mbahet në ora 09:00 në Qeverinë e Kosovës.
Zemaj dje ka thënë se ky takim vjen pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në vend.
Ky Komitet do të bëjë koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike lidhur me COVID-19. /Gazeta Sinjali/