Kuvendi i Kosovës mban sot seancë të jashtëzakonshme, pas paralajmërimeve të kryeministrit Albin Kurti për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe e boshnjake.
Seanca do të fillojë në ora 11:00, me kërkesë të 41 deputetëve të opozitës.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës javën e kaluar konstatoi se kërkesa e deputetëve për seancë, i plotëson kushtet formale-juridike, andaj ajo do të mbahet sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media kishte njoftuar se Kosova do ta heq pjesërisht taksën e vendosur ndaj Serbisë që nga 15 marsi i këtij viti.
Taksa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor të vitit 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj.
Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia./Gazeta Sinjali/