image Sot nuk do të ketë vaksinim kundër COVID-19 për shkak të Fitër Bajramit, procesi vazhdon në dy ditët e ardhshme

Shëndetësi

Sot nuk do të ketë vaksinim kundër COVID-19 për shkak të Fitër Bajramit, procesi vazhdon në dy ditët e ardhshme

news image

Gjatë ditës së sotme s’do të ketë vaksinim kundër COVID-19 për shkak të festës së Fitër Bajramit, shkruan Gazeta Sinjali.

Në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë për orarin e vaksinimit, thuhet se vaksinimi do të vazhdojë të premten.

Vaksinimi do të fillojë nga ora 08:00 e do të zgjasë deri në orën 19:30 dhe do të vaksinohen personat e moshës mbi 65 vjeçare. Prioritet thuhet se do të kenë ata që janë regjistruar në platformën e-Kosova.

Për banorët e kryeqytetit, vaksinimi do të bëhet në sallën 1 Tetori, derisa nëpër komunat e tjera, vaksinimi do të kryhet nëpër Qendrat e Mjekësisë Familjare.

I njëjti orar i vaksinimit do të jetë edhe për ditën e shtunë.

Ndryshe, radhë të gjata janë krijuar jashtë sallës sportive “1 Tetori” dje gjatë ditës në Prishtinë, ku personat mbi moshën 65-vjeçare, kanë pritur për t’u vaksinuar. Përveç Prishtinës, në këtë qendër janë vaksinuar edhe banorët e pesë komunave të tjera.

Ata ia mësynë kësaj qendre vaksinimi pas ardhjes së mbi 38 mijë vaksinave kundër COVID-19 nga programi COVAX.

Qytetarët janë ankuar për parregullësi, pritje të gjata dhe mosmbajtje të distancës.

Kosova nuk ka arritur ende që ta blejë asnjë vaksinë dhe të gjitha ato që po arrijnë janë donacione./Gazeta Sinjali/