image Sot nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Zvicër

Futboll

Sot nis shitja e biletave për ndeshjen Kosovë – Zvicër

news image

Sot nga ora 13:00 ka nisur shitja e biletave për ndeshjen Kosovë- Zvicër, e cila luhet me 9 shtator në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për EURO 2024.

Çmimet e biletave në Veri dhe Jug janë 5 euro, në Lindje kushtojnë 10 euro, në Perëndim 20 euro, ndërsa bileta VIP 80 euro.

Një person ka mundësinë të blejë deri në 4 bileta, bënë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës.

Ndërsa për të blerë biletën online duhet fillimisht të regjistroheni në platformë, pastaj zgjidhni tribunën e staduimit dhe më pas e selektoni ulësen e preferuar .

Pasi t’i zgjedhni biletat, vazhdoni me pagesën online, kur të përfundoj blerja online, ju duhet të pritni deri të gjenerohet bileta dhe fatura juaj.

Bileta duhët të jetë e printuar në formatin A4, printimi duhet të jetë i kualitetit të lartë.

Ndërsa në stadium një person mund të hyjë vetëm me një biletë, pra janë të personalizuara.

Linku ku mund të bleni biletën online: https://eu.ebileta.al/biglietteria/listaEventiPub.do

Nëse pas blerjes së biletës nuk e merrni nëpërmjet emailit, atëherë mund ta gjeni përmes kodit në këtë LINK.

/GazetaSinjaliSport/