image Sot nis gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

Drejtësi

Sot nis gjykimi ndaj Gucatit dhe Haradinajt në Hagë

news image

Sot, në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale të Kosovës në Hagë do të fillojë gjykimi ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt.

Seanca do të nisë në orën 09:30, shkruan Gazeta Sinjali.

Ish-krerët e OVL-UÇK-së, të cilët po mbahen në Qendrën e Paraburgimit që nga 25 shtatori i vitit të kaluar, po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Dëgjimi i dëshmitarit të parë në këtë rast pritet të nisë më 18 tetor.

Nga Dhomat e Specializuara kanë bërë të ditur se data e synuar që Prokuroria të përfundojë paraqitjen e çështjes së saj është 9 nëntori.

Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./GazetaSinjali/