image Publikohet aktakuza ndaj Gucatit e Haradinajt me më pak redaktime

Drejtësi

Publikohet aktakuza ndaj Gucatit e Haradinajt me më pak redaktime

news image

Në webfaqen zyrtare të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, është publikuar me më pak redaktime aktakuza ndaj ish-krerëve të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt, shkruan Gazeta Sinjali.

Gucati dhe Haradinaj po akuzohen për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë.

Aktakuza kundër tyre u konfirmua më 11 dhjetor të vitit 2020 dhe u bë publike më shumë redaktime, më 14 dhjetor të vitit të kaluar.

Më 5 korrik të këtij viti u parashtrua një aktakuzë e korrigjuar, ndërsa një me më pak redaktime u publikua të hënën.

Aktakuzën më pak të redaktuar mund ta gjeni këtu: https://repository.scp-ks.org/LW/Published/Filing/0b1ec6e980a208ed/Lesser%20Redacted%20Indictment.pdf.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata./Gazeta Sinjali/