Ministria e Punëve të Brendshme sot do të nënshkruaj marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in. Marrëveshja do të nënshkruhet nga ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet në ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, Nataliya Apostolova, Shefe e Zyrës së Bashikimit Evropian/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, drejtor i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare./Gazeta Sinjali/