image Sot në Tiranë mbërrin grupi i parë nga Afganistani

Shqipëri

Sot në Tiranë mbërrin grupi i parë nga Afganistani

news image

Sot, në Aeroportin e Rinasit do të mbërrijë kontingjenti i parë i shtetasve nga Afganistani për t’u strehuar përkohësisht në Shqipëri.

Bëhet fjalë për përkthyes dhe bashkëpunëtorë të niveleve të ndryshme të strukturave amerikane në Afganistan. Ata do të transferohen së bashku me familjet e tyre.

Një prej anëtarëve të kabinetit Rama, është caktuar të merret me organizimin e të gjithë procesit të pritjes dhe akomodimit të afganëve, të cilët parashikohet të ndahen në disa grupe duke u strehuar në struktura të veçanta, raporton ON, përcjell Gazeta Sinjali.

Afganët pritet të vendosen në konviktet e Qytetit Studenti, ndërsa një pjesë e tyre në hotele në Durrës dhe Tiranë. /GazetaSinjali/