image Sot në të gjitha shkollat e Kosovës diskutohet për 17 Shkurtin

Arsim

Sot në të gjitha shkollat e Kosovës diskutohet për 17 Shkurtin

news image

Qeveria në detyrë e Kosovës e ka publikuar agjendën për Ditën e Pavarësisë së Kosovës, më 17 shkurt, shkruan Gazeta Sinjali.

Sipas kësaj agjende, sot të gjitha shkollat fillore dhe të mesme udhëzohen që në orën e parë të mësimit të diskutojnë për 17 Shkurtin.

“Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, më 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 Shkurtin 2008, Ditën e Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës”.

Po ashtu, qeveria në detyrë udhëzon të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës./Gazeta Sinjali/