image Gjenden mjete të pashpërthyera në kulmin e shkollës fillore në Podujevë, ndërpritet mësimi

Siguri

Gjenden mjete të pashpërthyera në kulmin e shkollës fillore në Podujevë, ndërpritet mësimi

news image

Nxënësit e shkollës fillore të mesme të ulët ‘Shaban Shala’ në Podujevë, sot nuk do të mbajnë mësim, raporton Gazeta Sinjali.

Kjo pasi që dyshohet se në çatinë e objektit të shkollës janë identifikuar disa mjete që dyshohet se janë lëndë shpërthyese.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë të ditur se ato u hasën nga punëtorët e një kompanie nga Ferizaj, të cilët kishin kryer punime në shkollën ‘Shaban Shala’.

Sipas burimeve punëtorët gabimisht kishin marrë një kovë dhe gjatë rrugës për në lokacionin e tyre në Ferizaj dhe më pas kishin vërejtur se në kovë gjendeshin tri mjete që dyshohet se janë të pashpërthyeshme.

Sinjali mëson se mjete të tilla ka ende në kulmin e shkollës fillore të mesme të ulët në Podujevë.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtuesit e shkollës ‘Shaban Shala’ të cilët po ashtu kanë njoftuar se sot nuk mbahet procesi mësimor.

/GazetaSinjali/