image Sot në Shqipëri arrijnë 7,020 vaksina antiCOVID nga Pfizer

Shqipëri

Sot në Shqipëri arrijnë 7,020 vaksina antiCOVID nga Pfizer

news image

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Elbasan.

Manastirliu tha se procesi i vaksinimit do të vijojë me të njëjtin ritëm, duke bërë me dije se janë mbi 185 mijë të moshuar të vaksinuar deri më sot dhe më shumë se 260,000 vaksinime në total.

Duke vlerësuar menaxhimin e kryer në të gjithë vendin sa i përket procesit të vaksinimit, Manastirliu tha se sot priten të vijë seria e radhës e vaksinave Pfizer.

“Dua që t’ju siguroj që ky proces do të vijojë me të njëjtin ritëm. Do të vijojë shtrirja dhe shpërndarja e vaksinave në të gjithë vendin. Pra nuk do të ketë asnjë lloj vonese edhe në shpërndarjen e vaksinave që pritet që të vijnë. Aktualisht sot presim që të vijnë 7020 dozat të kontratës me Pfizer. Dhe do të vijojë vaksinimi në të gjithë vendin”, tha Manastirliu, transmeton tch. /Gazeta Sinjali/