120 persona janë testuar sot në Prizren pasi mbrëmë u konfirmuan 19 raste pozitive me COVID-19, prej të cilëve 14 ishin zyrtarë policorë.
Lajmin për këtë e ka bërë të ditur drejtori komunal i Shëndetësisë, Visar Shehu në një intervistë për televizionin lokal.
“Është bërë testimi më i madh në komunën e Prizrenit, 59 prej tyre i janë nënshtruar mostrimit në Qendrën Rajonale të Shëndetësisë Publike, ndërsa 61 të tjerë janë testuar nga ekipe mjekësore të IKSHKP-së të ardhura nga Prishtina, që në total në Prizren janë testuar 120 persona nga kontaktet e të infektuarve me COVID-19”, ka thënë Shehu.
Ndryshe, në këtë komunë deri tani janë të konfirmuar 121 raste me COVID-19, nga ky numër aktualisht janë 51 raste active./GazetaSinjali/