image Sot në orën 15:00 i jepet lamtumira e fundit policit të vrarë në Zhur të Prizrenit

Kosovë

Tragjike/ Sot në orën 15:00 i jepet lamtumira e fundit policit të vrarë në Zhur të Prizrenit

news image

Sami Thaqi, polici që u vra mbrëmë gjatë një intervenimi policor në Zhur të Prizrenit, do të varroset sot në orën 15:00 në varrezat e fshatit Shkarashnik në Komunën e Malishevës, raporton Gazeta Sinjali.

Njoftimin për varrimin e tij e ka bërë Policia e Kosovës.

“Me anë të këtij njoftimi zyrtar, ju informojmë se sot me datë 29.01.2020 do të bëhet ceremonia e varrimit të zyrtarit policor, i rënë në kryerje të detyrës në aksionin e policisë në fshatin Zhur të Prizrenit”, thuhet në njoftimin e PK-së, transmeton Gazeta Sinjali.

Sami Thaqi vdiq mbrëmë në Zhur të Prizrenit, aty u plagosën edhe dy kolegë të tij si dhe një djalë i mitur.

Pas këtij rasti është arrestuar personi i dyshuar për vendosjen e eksplozivit në shtëpinë e tij. Ndaj tij është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh. /Gazeta Sinjali/