image Sot në orën 12:00 mbyllen të gjitha bizneset e gastronomisë në Kosovë

Biznes

Sot në orën 12:00 mbyllen të gjitha bizneset e gastronomisë në Kosovë

news image

Bizneset e gastronomisë do të mbyllen sot në orën mesditë në shenjë pakënaqësie ndaj masave kufizuese të vëna nga Qeveria.

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi, paraprakisht u ka bërë thirrje bizneseve të gastronomisë në Kosovë që sot t’i mbyllin bizneset në orën 12:00 dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në aksionin simbolik që do të zhvillohet para institucioneve qendrore në Prishtinë, të cilave do t’ua dhurojnë një çelës.

Gastronomët vazhdimisht kanë kërkuar nga institucionet që urgjentisht t’i heqin kufizimet e lëvizjes dhe masat tjera që e prekin këtë sektor, pasi kanë thënë se kriza te ta po thellohet çdo ditë e më shumë. /Gazeta Sinjali

https://www.facebook.com/Gastronometeprishtines/posts/1012379739196150