image Sot në Kuvend vazhdon diskutimi për Programin e Qeverisë

Politikë

Sot në Kuvend vazhdon diskutimi për Programin e Qeverisë

news image

Sot pritet të vazhdojë seanca e jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës, ku në rend të ditës është prezantimi i Programit të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025.

Kjo seancë nisi të hënën dhe vazhdon punimet sot nga ora 11:00, shkruan Gazeta Sinjali.

Kjo pasi opozita dhe pozita u morën vesh të hënën për ndërprerjen e debatit mbi programin e Qeverisë Kurti.

Ndryshe, debati mbi programin e Qeverisë Kurti 2 ka kaluar me përplasje të shumta ndërmjet pozitës dhe opozitës.

/GazetaSinjali/