Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare duke filluar nga ora 10:00.
Ndër pikat e rendit të ditës do të jetë shqyrtimi i parë i Projektligjit që përcakton procedurat e pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.
Në rend të ditës po ashtu do të jetë edhe debati parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.
Të gjitha pikat e rendit të ditës:
1.Deklarimet jashtë rendit të ditës,
2. Pyetjet
parlamentare,
3. Propozimi i dy (2) kandidatëve për gjyqtarë në Gjykatën Kushtetuese,
4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-056 për Mbrojtjen e Konkurrencës,
5. Shqyrtimi i parë i
Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që
përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e
caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale
vjetore,
6. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e
Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës
për vitin 2022,
7. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
8. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar,
9. Debat parlamentar për punën e Qeverisë së Republikës së Kosovës në vitin e parë të mandatit të saj.