Sot Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë plenare, duke filluar nga ora 10:00, shkruan Gazeta Sinjali.
Në këtë seancë pritet të shqyrtohen disa projektligje, të zhvillohet një debat, si dhe të shqyrtohen çështje të tjera të përcaktuara në rend të ditës.
Në vazhdim të seancës, deputetët do të debatojnë lidhur me ngritjen e çmimeve.
Pas debatit, Kuvendi do të hyjë në pjesën e shqyrtimit të projektligjeve.
Pas përfundimit të kësaj seance, do të vazhdojë seanca me pikat e papërfunduara më 24, 28 dhe 29 dhjetor 2021.