image Sot ndaj Ilir Metës nisën hetimet, ai ia ‘krisë’ valles (VIDEO)

Shqipëri

Sot ndaj Ilir Metës nisën hetimet, ai ia ‘krisë’ valles (VIDEO)

news image

SPAK ka nisur sot hetimet ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, por kjo nuk e ka penguar kryetarin e Partisë së Lirisë të festojë.

Ai ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Instagram ku është duke kërcyer valle me një grup të rinjsh në Jalë.

 “Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre,” shkruan Meta, teksa shfaqet i buzëqeshur dhe duke kënduar.

View this post on Instagram

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare)

Përmes një njoftimi për mediat,  SPAK sqaroi këtë të mërkurë se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme për padinë e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.

Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Pjesë padisë është edhe Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo.

/GazetaSinjali/