SPAK ka nisur sot hetimet ndaj ish-presidentit të Shqipërisë, Ilir Meta, por kjo nuk e ka penguar kryetarin e Partisë së Lirisë të festojë.
Ai ka postuar një video në faqen e tij zyrtare në Instagram ku është duke kërcyer valle me një grup të rinjsh në Jalë.
“Kjo rini të përfshin në vrullin e saj. E pamundur të mos i ndjekësh në rrugën e tyre,” shkruan Meta, teksa shfaqet i buzëqeshur dhe duke kënduar.
Përmes një njoftimi për mediat, SPAK sqaroi këtë të mërkurë se ka kërkuar nga KQZ një kopje të formularit të vetëdeklarimit për Ilir Metën ‘si pjesë e hetimeve që po kryen Prokuroria e Posaçme për padinë e bërë nga ish-deputeti Halit Valteri.
Në qershor të këtij viti, Vlateri paditi ish-presidentin me akuzën se gjatë kohës që ka qenë në pushtet ka përfituar para nëpërmjet korrupsionit dhe këto i ka përdorur për lobim. Pjesë padisë është edhe Monika Kryemadhi dhe Vangjel Tavo.