image Sot na pret spektakli në Superligën e Kosovës

Futboll

Sot na pret spektakli në Superligën e Kosovës

news image

Si asnjëherë më parë, Superliga e Kosovës po bëhet nga java në javë gjithnjë e më interesante dhe e paparashikueshme.

Kur kampionati elitar i futbollit vendor ka arritur deri në xhiron e 30, asgjë ende nuk është e qartë as sa i përket asaj se kush do të stoliset me titullin e kampionit, e as se kush do të bie nga Superliga.

Sot, janë në program për t’u zhvilluar tri super-ndeshje të cilat zhvillohen duke filluar nga ora 15:00.

Në Gjilan, përballen Drita me Prishtinën. Skuadra nga Gjilani e kryeson tabelën me 64 pikë, kurse ajo nga kryeqyteti pozicionohet në vendin e tretë me 60 pikë.

Ndeshja tjetër po ashtu shumë e rëndësishme, është ajo e cila zhvillohet në Suharekë, ku Ballkani e pret Gjilanin që tani drejtohet nga ish-trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi.

Ballkani është i dyti në tabel me 61 pikë, kurse Gjilani në të katërtin me 43 pikë.

Llapi kundër Trepçës është sfida tjetër interesante ku këto dy skuadra po luftojnë për mesin e tabelës dhe momentalisht kanë vetëm një pikë diferencë ndërmjet tyre në të mirë të skuadrës së trajnerit Batatina./Gazeta Sinjali Sporti/