Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se një pjesë e rrugës rajonale Prizren – Prevallë, nga Gornje Sello deri në Prevallë, te hoteli “Sharri” nga sot do të jetë e mbyllur për të gjitha automjetet, shkruan Gazeta Sinjali.
Mbyllja e këtij aksi rrugor do të bëhet me qëllim të evitimit të rrezikut nga rrëshiqtja e vazhdueshme e dheut dhe gurëve.
Andaj, me këtë rast, ministria ka apeluar të gjithë qytetarët që të udhëtojnë për në këtë destinacion nga rrugët e tjera ekzistuese.
“Ministria e Infrastrukturës dhe organet e tjera kompetente janë duke u marrë me analizimin e situatës në këtë rrugë dhe për çdo zhvillim, qytetarët do të njoftohen me kohë”, thuhet në njoftim./Gazeta Sinjali/