image Sot mblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit

Shqipëri

Sot mblidhet për herë të parë Kuvendi i Shqipërisë pas zgjedhjeve të 25 prillit

news image

Sot, në orën 10:00, do të mblidhet Kuvendi i Shqipërisë, hera e parë kjo pas zgjedhjeve të 25 prillit.

Seanca do të nisë nën drejtimin e kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi dhe në të do të shqyrtohen disa projekt-ligje të kthyera nga presidenti, Ilir Meta.

Në rendin e ditës të firmosur nga Ruçi, nuk është parashikuar çështja e shkarkimit të Metës, por kjo nuk e përjashton mundësinë që kjo pikë të futet në rend të ditës nga seanca plenare.

Kjo është hera e dytë që mazhoranca do të nisë procedurat për shkarkimin e Ilir Metës nga posti i presidentit.

Herën e parë, gjithçka nisi për shkak të çdekretimit të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019.

Kujtojmë se mandati i deputetëve aktualë në Kuvendit të Shqipërisë, përfundon në muajin shtator, kohë në të cilën pritet që të bëhet edhe betimi i ligjvënësve të rinj./Gazeta Sinjali/