image Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ja çka diskutohet

Kosovë

Politikë/ Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit, ja çka diskutohet

news image

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka thirrur mbledhjen Kryesisë së Kuvendit të Kosovës e cila për herë të parë do të drejtohet nga ajo.

Mbledhja e kryesisë mbahet sot dhe do të diskutohen propozimet për formimin e komisioneve parlamentare.

Kuvendi i Kosovës ka katër komisione të përhershme siç janë ai për Buxhet e Financa, ai për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim, Komisioni për Legjislacion dhe Gjyqësi si dhe Komisioni për Integrime Evropiane.

Ndërsa janë 12 komisione të tjera funksionale si ai për Punë të Jashtme, për Arsim, Ekonomi, Bujqësi, Shëndetësi, Administratë Publike, Punë të Brendshme etj..

Po ashtu, Kuvendi, me kërkesën e një të tretës të të gjithë deputetëve, formon komisione për një çështje të veçantë, duke i përfshirë edhe çështjet hetimore, e që njihen si komisione “ad hoc”.

Ndryshe, kjo është mbledhja e parë e Kryesisë së Kuvendit që do të kryesohet nga Osmani, e cila të hënën u zgjodh në krye të Kuvendit të Kosovës. /Gazeta Sinjali/